Humb jetën 25-vjeçari, u rrëzua me motor në aksin “Tepelenë-Bënçë”

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Tepelenë, mbi lumin e Bënçës, ku ka humbur jetën një i ri 25-vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Tepelenë/Informacion paraprak

Pasditen e djeshme në aksin rrugor “Tepelenë-Bënçë”, shtetasi E. Q., 25 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe për pasojë u dëmtua dhe u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

25-vjeçari ka humbur jetën në spital në mbrëmje, si pasojë e plagëve, pavarësisht ndihmës mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Share This Article