Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, ku një person është goditur për vdekje me thikë në kalanë e Beratit.
63-vjeçari Kristo Mema vrau me thikë 42-vjeçarin Keli Hoxha.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se sherri mes dy burrave ka nisur për shkak të një kali, me të cilin autori ofronte xhiro për turistët në zonën e kalasë. Debati ka degjeneruar në përplasje fizike, që më pas ka përfunduar në tragjedi.
Autori, i cili ka precedentë penalë për një vrasje të mëparshme me thikë në Greqi, është ende në arrati. Shërbimet e Policisë së Beratit janë vënë menjëherë në ndjekje të tij dhe po kontrollojnë zonën për kapjen e 63-vjeçarit.
Pas debatit verbal, ata u konnfliktuar me grushte me njëri-tjetrin dhe më pas sherri degradoi deri në përdorimin e thikës. Mësohet se krimi i rëndë ka ndodhur në sy të fëmijëve të viktimës.
Burime bëjnë me dije se autori Kristo Mema rezulton i dënuar për vrasje me 25 vite me burg në Greqi, por është liruar para kohe për shkak se dënimi ishte parashkruar.
Ai njihej si person problematik në zonë, teksa aktualisht shëtiste me një kalë tuuristët në zonën e kalasë, kundrejt pagesës. Kristo Mema vijon të jetë ende në kërkim, ku u zhduk pa gjurmë, pasi kreu vrasjen.




