Një makinë është shkrumbuar mëngjesin e sotëm në zonën e Alliasit në kryeqytet.
Burime bejne me dije se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme.
Raportohet se automjetit i është vënë flaka për shkaqe xhelozie.
Mësohet se pronari i automjetit i kishte marrë të dashurën autorit të dyshuar të zjarrvënies vetëm dy ditë më parë.