Gjendet një predhë antitank, e paplasur në Sarandë.

Bëhet me dije se predha u zbulua në lagjen në lagjen nr.1 të qytetit bregdetar.

Mësohet se predha ishte hedhur në disa shkurre në rrugën “Bilal Golemi” pranë një blloku banesash.

Ndërkohë Policia bën me dije se rasti është raportuar nga një i moshuar, ndërsa dyshohet se është e mbetur prej vitit 1997.