17-vjeçari konfliktohet me 12-vjeçarin, pamjet i publikon në rrjete sociale

Jugulajm.net
1 Min Read

Një sherr mes të miturve është regjistruar, ku një 17 vjeçar është konfliktuar me një 12 vjeçar në Dimal.

Adoleshenti pamjet e sherrit i ka publikuar në rrjete sociale me qëllim denigrimin e 12 vjeçarit. Për pasojë, policia ka nisur procedimin penal në gjendje të lirë për 17 vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme. Ndërsa është shqetësuese rritja e fenomenit të dhunës tek të miturit tek të cilët gjuha e urrejtjes është përhapur në masë të gjerë për shkak edhe të rrjeteve sociale. Për shkak të sherreve në rrjete sociale, brenda një viti në vendin tonë, 3 të mituri janë vrarë me thikë nga bashkëmoshatarët e tyre.

Share This Article