Një ngjarje e rëndë është shënuar, ku një 22-vjeçar humbi jetën tri ditë pas një aksidenti rrugor në Elbasan. Burime zyrtare bëjnë me dije se viktima është Klaus Veliaj, 22 vjeç nga Elbasani.
Ngjarja ndodhi fundjavën e kaluar në fshatin Letan, në njësinë administrative Bradashesh, ku motomjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet bujqësor.
Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 22-vjeçari nuk mundi t’u mbijetojë plagëve, duke ndërruar jetë tri ditë pas aksidentit tragjik.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.
Autoritetet po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaqet e sakta të ngjarjes.




