Një punonjës policie është përplasur nga një makinë ndërkohë që po patrullonte.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë “Muzeut të Dëshmorëve” në Durrës.
Siç raportohet nga terreni, polici ka marrë lëndime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është ndaluar në vendin e ngjarjes dhe ndaj tij po kryhen të gjitha veprimet proceduriale.