LAJM I FUNDIT/ Hidhet në erë 1 makinë, plagoset 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një shpërthim i fortë sapo ka ndodhur, ku bëhet me dije se është hedhur në erë një automjet i parkuar në qytetin e Shkodrës.

Sipas burimeve paraprake, ngjarja është regjistruar në lagjen “Arra e Madhe”, ndërsa ende nuk dihen rrethanat e saj, teksa raportohet se dyshohet se ka 1 person të plagosur.

Forcat e policisë janë nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin e plotë të saj.

Share This Article