FOTO/ Policia: Zbatimi i programit “Siguria e të rinjve”, takim me nxënësit e shkollës “Koto Hoxhi”

Jugulajm.net
1 Min Read
Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për zbatimin e programit “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme të qarkut Gjirokastër.
Takimet e radhës u zhvilluan , nga ndihmësspecialisti i DVP Gjirokastër për edukimin në shkolla në bashkëpunim dhe me stafin e shkollës 9-vjeçare “Koto Hoxhi”.
Gjatë takimeve u bashkëbisedua me nxënësit, për tema si:
⛔ “Stop dhunës në shkollë”
⛔ “Dhuna në internet”
⛔ “Dhuna me bazë gjinore”
⛔ “Bullizmi dhe bullizmi në internet”
⛔ “Siguria në internet”
Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, si dhe iu shpërndanë atyre fletëpalosje me informacione dhe kuriozitete mbi fushën e sigurisë.
Prezantimi i temës u shoqërua me video dhe foto në Power Point, ku nxënësit kishin mundësinë të shohin konkretisht pasojat nga dhuna, bullizmi, si dhe keqpërdorimi i internetit.
Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti
Mund të jetë një imazh i duke studiuar dhe teksti
Share This Article