Ish-kryepolici Nano konkuron për kreun e ri të BKH

Jugulajm.net
1 Min Read

Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është mes katër kandidaturave për kreun e BKH.

Nano e ka ushtruar detyrën e drejtuesit të Policisë së Shtetit për vetëm 10 muaj, nga tetori 2021 në gusht 2022.

Drejtores aktuale të BKH-së Aida Hajnaj i mbaron mandate në datën 31 gusht.

Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.

Share This Article