Gjendet i pajetë 60-vjeçari, ja dyshimet…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mesditën e kësaj së premteje, ku një 60-vjeçar është gjetur i pajetë në lagjen nr. 5 të Pogradecit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima ishte endacak dhe dyshohet se është rrëzuar pas një infarkti çka ka sjellë vdekjen e tij.

Nga ana e policisë po bëhen veprimet lidhur me ngjarjen, ku do të identifikohet viktima dhe do të përcaktohet shkaku i vdekjes.

Nuk përjashtohet mundësia që vdekja të ketë ardhur edhe për shkak të temperaturave të ulëta në juglindje.

Share This Article