Zv.kryeministrja Belinda Balluku është marrë në hetim nga ana e SPAK pasi dyshohet se ka kryer veprën penale të “shkeljes së barazisë në tenderë”.
Lajmi u konfirmua dje nga gazetarja Klodiana Lala, e cila ishte pasditen e sotme në “Kjo javë” për të dhënë më shumë detaje mbi këtë lajm të bujshëm, megjithatë ende jo të konfirmuar nga SPAK.
Lala thotë se fletëthirrja e SPAK për Ballukun është nisur që të martën në ministrinë që drejton, teksa të hënën pritet që ajo të paraqitet në SPAK me avokatin e saj.
Klodiana Lala: Në drejtim të zonjë Balluku dhe në adresë të MIE është nisur të martën një fletëthirrje dhe ka mbërritur në zyrën e zonjë Balluku. Këto fletëthirrje dërgohen me korrierë specialë që marrin dhe firmën.
Në këtë fletëthirrje prokurorët e posacëm e bëjnë me dije se duhet të paraqitet në SPAK ditën e hënë më 27 tetor në ambientet e prokurorisë në praninë e një avokati duke lënë të nënkuptohet dhe tja bëjë të qartë se zonja Balluku është zyrtarisht në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë në tendera dhe të gjitha gjasat janë që nëse ajo do të paraqitet, mundësitë janë që jo, por zonja Balluku do të njihet me akuzat penale zyrtare.
Dueht të sqaroj për të mos patur konfuzion, nuk ka statusin e të pandehurës, por është person në hetim dhe zonja Balluku është zv/kryeministrja e dytë që hyn në përballje me SPAK pas Ahmetajt që është në arrati për disa akuza të rënda, ndër të cilat për korrupsion.




