Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën mbrëmjen e kësaj së shtune, ku si pasojë kanë ngelur të plagosur 4 persona.
Aksidenti ka ndodhur përgjatë superstradës Lezhë-Shkodër në afërsi të kryqëzimit të Gjadrit.
Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të përcaktuar dinamikën dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:20, në kryqëzimin e Gjadrit, janë përplasur tre automjete me drejtues shtetasit I. B., P. N., dhe me drejtuesen, shtetasen e huaj N. R.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar tre drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë që ndodheshin në automjetin e shtetasit I. B. (bashkëshortja dhe vajza e mitur, 6 vjeçe), të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për përcaktimin e shkaqeve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.




