Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme, ku një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur në aksin rrugor Klos-Burrel.
Fillimisht aksidenti është pikasur nga drejtuesit e mjeteve të tjerë të cilët udhëtonin në këtë aks rrugor ku dhe kanë njoftuar policinë dhe ambulancën.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca të cilët kanë bërë të mundur dërgimin e dy vajzave të cilët udhëtoni në automjetin, ku po marrin ndihmën mjekësore, aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.




