Dhunuan modelen, Gjykata jep vendimin për motrat Berisha, ja se sa u dënuan…

Jugulajm.net
1 Min Read

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për motrat Berisha, të cilat dhunuan Klea Prengën në një lokal në kryeqytet në gusht 2024.

Mariela dhe Antonela Berisha i shkaktuan modeles Klea Prenga plagë të rënda në fytyrë.

Mariela Berisha është dënuar me 3 vite burg, duke përfituar zbritje dënimi me 1.5 vite, ndërsa Antonela Berisha dënohet me 3 vite shërbim prove.

Dy motrat u vetëdorëzuan në polici në tetor 2024 dhe akuzohen për kryerjen e veprës penale “plagosje e rëndë me dashje”, e kryer në bashkëpunim.

Share This Article