Arrestohet 23-vjeçari shqiptar, u kap me 200 kg kokainë në mes të Romës

Jugulajm.net
1 Min Read

Çmontohet një bazë e madhe e narkotrafikut në Itali dhe në pranga bie shqiptari që e ruante në shtëpinë e kthyer në laborator.

Karabinierët në Romë sekuestruan 200 kilogramë kokainë, me vlerë të paktën 16 milionë euro në çmimin e shumicës, që do i sillte fitime kolosale arkës së krimit të organizuar.

Efektivët e gjetën kokainën brenda shtëpisë në Romë të një 23-vjeçari shqiptar, i cili u arrestua nga Njësia Hetimore e Romës.

Droga, e ndarë në 191 blloqe, për 8,000 doza, u zbulua në shtëpinë e tij, që ishte kthyer në një qendër e vërtetë logjistike për ruajtjen e substancës narkotike, së bashku me një armë, municione dhe para në dorë me vlerë afërsisht 30,000 euro.

Hetuesit besojnë se pas shqiptarit qëndron një organizatë e madh droge që kontrollon tregun në kryeqytetin italian.

Droga ishte e ndare sipas logove që shenjonin edhe markën e celulës të cilës do i jepej apo e kishte porositur.

Share This Article