Policia e Shtetit transferon Dhurim Çenkon inspektor krimesh në Elbasan, Gjykata e Gjirokastrës e pezullon me vendim

Jugulajm.net
1 Min Read

Sot, Gjykata e Shkalles se Pare Gjirokaster, ka dhene vendim per pezullimin nga funksioni publik te shefit te policise kriminale ne Permet, Dhurim Çenko.

Kjo mase u mor pasi Policia e Shtetit me nje vendim te paprecedente ne historine e saj, e kishte transferuar Dhurim Çenkon ne Drejotine Vendore te Policise Elbasan ne nje funksion drejtues.

Por me kerkese te prokurorit Mariglen Meta dhe pranuar nga gjykatesja Nertila Përallaj, ish-shefi i krimeve Përmet, Dhurim Çenko, sot eshte pezulluar me vendim gjykate.

Ky vendim ka afat 3 mujor dhe ne fund te tre muajve beher rivleresismi nga Gjykata.

Dhurim Çenko po hetohet nga Prokuroria e Gjirokastres per shperdorim detyre per rastin e skandalit seksual me te mitur ne Permet, pjesmarres te se cilit kane qene koleget e tij.

Share This Article