KLP miraton kërkesen e kreut të SPAK, Braho: Mbrojtje për Altin Dumanin

Jugulajm.net
2 Min Read

Komisioni i mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut te ri te SPAK Klodian Brahos për të shtuar mbrojtjen ndaj prokurorit Altin Dumani.

Kërkesa vjen pas presionit në rritje ndaj ish-kreut të SPAK lidhur me hetime të rëndësishmë që mbajnë firmën e tij. Disa nga çështjet më të bujshmë të hetuara nga Dumani përfshijnë dosjen e ish-presidentit Meta, dosjen ne ngarkim te kryebashkiakut Veliaj, inceneratorët, dosja Toyota Yaris, dosjen e Laert Haxhiut si dhe operacionet nderkombetare te cilat kane goditur grupet kriminale Shqiptare.

Por ashtu si e ka deklaruar dhe vetë ish-kreu I SPAK prokurorët që prej nisjes së detyrës janë nën presion, sidomos prej grupeve kriminale, për shkak të dosjeve që kanë trajtuar.

Dumani ishte nën ruajtje të rreptë deri në fund të mandatit të tij tre vjeçar si kryeprokuror i posaçëm, ruajtja e tij do të vijojë edhe me mbylljen e kësaj detyre.

Aktualisht për shkak të detyrave që mbajnë kanë ruajtje kreu i SPAK Klodian Braho dhe shefi i gjykatës antikorrupsion Erjon Bani.

Per shkak te ceshtjeve sensitive te cilat hetojne nën ruajtje janë edhe gjyqtarë e prokrurorë të posaçëm ku përfshihen prokurorja Doloreza Musabelliu e cila ka qene ne shenjester te grupeve kriminale, Adnan Xholi, Dritan Prenci,Vladimir Mara si dhe gjyqtarja Irena Gjoka.

Share This Article