Pavarësisht temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dëborës rrugët vijojnë të mbeten të hapura. Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka rrugë të bllokuara, por qarkullimi duhet të bëhet me zinxhirë.
ARRSH njofton se në akset Qafë-Thore Theth dhe Kukës-Shishtavec qarkullimi bëhet me zinxhirë, ndërkohë që po punohet për pastrimin nga dëbora.
Drejtuesit e mjeteve këshillohen të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Shqipëria po përballet me ditët më të ftohta të dimrit, ndërsa parashikohet që temperaturat të pësojnë sërish rënie.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të variojnë nga -15°C në -1°C në zonat malore dhe -6°C në 6°C në zonat e ulëta, ndërsa në zonat bregdetare nga -3°C në 8°C.
Në zonat juglindore dhe veriore të vendit, trashësia e borës arrin në disa metra. Siç duket në pamjet e mëposhtme, bora në fshatin Panarit të Korçës shkon gati dy metër, ndërsa një borëpastruese po punon për të hapur rrugën.