Me 10 shkurt Sali Berisha i ka ftuar të protestojnë kundër Edi Rames, por demokratet janë lodhur me xhiro ne bulevard dhe i kërkojnë që të qëndrojë në shesh.
“Kjo është një kërkesë jashtëzakonisht e drejtë por kjo kërkon nga secili nga ne që të bindim gjithnjë e më shumë qytetarë se qëndrimi në shesh për aq kohë sa ta largojmë regjimin është rruga më e sigurt e fitores tonë”, u shpreh Berisha.
Skenari i protestës mbetet i njejtë. Demokratet do stacionohen poshtë zyrës së Edi Ramës në Kryeministri. Zhvendosja në Surrel nuk është në planet e doktorit, ndërsa greva e deputetëve mbetet sërish opsion.
Do ia bëjmë ferr Tiranën. PD në plan gjitha format e mosbindjes civile dhe është në zbatimin e tyre”,tha Berisha.
Kërkon te bashkohen në një front opozitar kundër Edi Ramës edhe me partitë e reja që nuk i ka në krah. Por, Agron Shehaj refuzon bashkimin me Sali Berishën.
“Pyesni Agron Shehajn që krahason PD me PS. Nuk është bashkëqeverisje por bashkim për largimin e të keqes”, tha kryedemokrati Berisha.




