Një aksident me pasojë plagosjen e 3 persona ka ndodhur mesditën e së shtunë në Palasë.
Një automjet i tonazhit të rëndë është përmbysur në rrugë.
Në momentin e aksidentit në brendësi të automjetit kanë qenë tre persona.
Nga informacionet e para mësohet se një prej personave është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar dëmtime më të lehta.




