Gjithë mashtrimi që ka hedhur në eter një turist maskara nga Hollanda si Perry, ka vetëm një synim-Të cënojë imazhin e Gjirokastrës dhe të Shqipërisë me lloj-lloj sajimesh të ulëta. Jugulajm.net sikurse premtoi, po sjell fakte të pakundërshtueshme që hedh në erë të gjitha pretendimet e këtij marifetçiu nga Holanda, që jo vetëm që ka mashtruar, por dhe është në borxh me zyrën juridike, që e mbrojti atë në seancën gjyqësore për rastin e aksidentit të ndodhur më 7 gusht në aksin ”Gjirokastër-Kakavije”.
Hulumtimet e fundit që ka ndërmarrë Jugulajm.net hedhin dritë për të vërtetën e asaj, cka ndodhur me aksidentin në fjalë ku u dëmtua jo lehtë, A.O. banor në Gjirokastër, ish-drejtor i një enti bashkiak.
Perry, turisti mashtrues holandez, ka qenë me një femër në makinë, teksa ka dalë “plumb pushke” nga parkimi i një hoteli në ”Kordhocë” për në rrugën kryesore.
Duke mos respektuar asnjë sinjalistikë, ai ka hyrë në krahun e kundërt dhe është përplasur me automjetin që drejtohej nga shtetasi A.O. Përplasja ka qenë gjysmëfrontale dhe ka shkaktuar plagosje dhe dëmtime në kolonën vertebrale e gjymtyrë të shtetasit A.O. Ky i fundit ka rënë pa ndjenjë si pasojë e përplasjes. Goditja ka qenë mjaft e fortë aq sa janë aktivizuar dhe të dy balonat mbrojtëse të shoferit dhe pasagjerit, konkretisht të A.O. dhe të personit tjetër që ishte në krahë të tij (shih foton e mjetit).
Nga skica e grupit hetimor (shih foton) dhe konkluzionet, bëhet e ditur se hollandezi ka dalë në rrugë me shpejtësi të lartë dhe ka izoluar manovrimin e automjetit i cili drejtohej nga A.O. Pas kësaj, grupi hetimor në bazë të provave shkencore në terren, ka dalë në konkluzionin që Parry mashtruesi holandez, të shoqërohej në Komisariatin e Policisë së Gjirokastrës, për t’iu nënshtruar procedurave standarte të ndalimit, ashtu sikurse nuk bëjnë përjashtim askush qofshin këta shqiptarë, holandezë, marokenë, kinezë apo afgan.
Mashtruesi holandez është shoqëruar në polici dhe i është nënshtruar të gjitha procedurave standarte e më pas, është lënë në paraburgim për 48 orë.
Holandezi mashtron kur thotë se ka qëndruar 10 ditë në paraburgim, ndërkohë që raporti që disponon ”Jugulajm” tregon të kundërtën, pasi ai ka qëndruar veçse 2 ditë e gjysmë. Veç kësaj, Policia e Gjirokastrës i ka bërë një nder të madh maskarait nga Holanda, që e mbajti në dhomat e paraburgimit në Polici dhe nuk e çoi në Bënçë si në të gjitha rastet e tjera. Policia e Gjirokastrës, i ka ofruar turistit mashtrues të gjithë facilitetet e nevojshme, ujë, ushqim, higjenë sanitare, komunikime sa herë të donte me të shoqen dhe familjarë të vet.
Madje orekset e holandezit për ushqime kanë qenë të paimagjinueshme, pasi kërkonte birra e mish derri, torta, salmon, etj, çka Policia e Gjirokastrës mishin ja ofroi por birrat nuk kishte sesi. Ndoshta kjo ka qenë dhe arsyeja që Parry të villte vrer ndaj Policisë së Gjirokastrës, duke sajuar gënjeshtra të pacipa.
Vec kësaj mashtruesi nuk ka paguar 12 mijë euro garanci në gjyq, por 5000 e cila është garanci pasurore që merret pas gjyqit final. Holandezi ka paguar 2.500 euro fatura për të gjitha shërbimet e avokatit një studioje juridike me seli në Gjirokastër. Në këtë shumë përfshihet dhe përfaqësimi në gjyq në të gjitha seancat.
Holandezi nuk është ndalur me kaq, por ka përndjekur pronaren e zyrës juridike, që i ofroi shërbim avokatie në gjyq. Ai ka komentuar negativisht në rrjetet sociale ndaj saj dhe ndaj zyrës juridike, por që menjëherë i ka fshirë. Zyra Juridike në Gjirokastër patjetër dhe ”Jugulajm”, disponon çdo provë e çdo detaj qe ka folur Perry dhe bashkëshortja e tij me pronaren e Zyrës Juridike në Gjirokastër dhe avokatin që e përfaqësoi turistin mashtrues në gjyqin që u dha vlerësimi i masës.
Ajo çka bind në pavërtetësinë e fjalëve të tij, është dhe se vetë holandezi iku si legen pa paguar dhe faturën e noterisë që i delegonte përfaqësimin përmes noterit, avokatit që do t’a mbrojë në mungesë të tij, në proçesin gjyqësor që është ngarkuar ndaj tij për aksidentin që shkaktoi dëme njerëzore.
Nga ana e tij shtetasi viktimë e këtij aksidenti A.O. ka raport 14 ditor nga mjeku ligjor për këtë rast, ka ndërmasë seanca rikuperimi fizik e psikologjik çka janë të gjitha të vërtetuara me fatura.
”Jugulajm” po servir me foto të gjitha aktet e aksidentit të ndodhur më 7 gusht në Gjirokastër, çka hedh poshtë mashtrimet e këtij ordineri që ka marrë përsipër që të demaskojë Shqipërinë, Gjirokastrën dhe Policinë e Gjirokastrës dhe atë të Shtetit për një ngjarje që fajtor i vetëm është ai dhe askush tjetër.





