LAJM I FUNDIT/ Ekzekutohet me armë zjarri italiani në Salari

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë raportohet nga fshati Salari i Tepelenës, këtë mëngjes të shtune, datë 27 Shtator. Sipas raportimeve paraprake, një italian është ekzekutuar me breshëri plumbash teksa udhëtonte me automjet në këtë zonë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga persona të tjerë, kur autori i armatosur ka dalë përpara mjetit dhe ka nisur të qëllojë paparalajmërim.

Mjeti është ndalur fillimisht sepse atentatori ka ngritur dorën dhe ka bërë shenjë me dorë për t’u ndaluar.

Mirëpo, sapo ka parë se ata kanë ndaluar, autori ka nxjerr armën e zjarrit dhe ka qëlluar me breshëri drejt shtetasit italian, i cili deri tani nuk është identifikuar, ashtu si personi i cili e qëlloi për vdekje.

Kjo dëshmi paraprake është dhënë nga shoferi i mjetit që shoqëronte turistët italianë në zonën  e jugut, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës është ngritur një grup i gatshëm hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të saj.

Share This Article