Sot disa media online vendase, kane marre te mireqene mashtrimin publik te nje turisti holandez, i cili po demonizon qëllimshem turizmin ne Gjirokaster.
Turisti maskara dhe biçimsëz me emrin Perry, në 7 gusht te ketij viti, shkaktoi aksident te rende, teksa ishte nen ngarkesen e lendeve narkotike e ku viktime e ketij aksidenti jo te lehte, ngeli A.O. nga Gjirokastra ish-drejtor i nje ndermarrjeje publike.
Turisti qelbësirë nga Holanda me mbiemer Parry, ka sajuar nje histori te padenje, duke hedhur balte jo ndaj viktimes se aksidentit qe shkaktoi ai vete, por dhe ndaj Policise se Gjirokastres dhe organit gjyqesor.
Ky turist mashtrues ordiner, pretendon se gervishti nje automjet, teksa ishte duke parkuar mjetin e tij me qera brenda ne qytetin e Gjirokastres, nderkohe qe veprimet e organit te akuzes dhe OPGJ konfirmojne te kunderten, pasi turisti ishte me shpejtesi sketerre dhe u perplas me mjetin, qe ndeshi ne nje kthese afer fshatit Lazarat ne aksin “Gjirokaster-Kakavije”.
Tek automjeti qe perplasi, udhetonte ne drejtimin e vet shtetasi A..O.
Jo vetem kaq, por hollandezi turist, mashtron teksa thote qe eshte keqtrajtuar, apo se eshte ndeshur me kushte te papranueshme ne ambjentet e izolimit ne Policine e Gjirokastres.
Nga hulumtimet e bera Jugulajm.net konfirmon se holandezi per aq sa ka qendruar ne paraburgim, i jane servirur kushte optimale dhe i jane krijuar aksese te nevojshme higjenike, ushqimore, komunikative.
Çdo pretendim i tij eshte nje mashtrim ordiner me synime te qarta, demtimin e figures se Shqiperise dhe turizmit shqiptar ne arenen nderkombetare, teksa po lulezon.
Dhe kjo duket qarte qysh tek thirrja qe u ben turisteve te huaj, qe te kene kujdes kur te vijne ne Shqiperi, pasi sipas tij do perballen me peripecite, qe ai ndeshi ne Shqiperi.
Per te qene transparent me publikun, Jugulajm.net publikon komunikaten e Policise Gjirokaster per rastin ne fjale, duke hedhur poshte nje histori te ndyre e te sajuar nga ky turist maskara, qe kerkron qe veset e tij te ndyra, t’i transmetoje ne forma te tilla poshteruese ndaj Shqiperise.
Policise se Gjirokastres madje nuk ka kursyer as viktimen e aksidentit, duke mashtruar se paska qene zurtar i larte politik vendor.
Turiste te tille maskarenj, Gjirokastra dhe Shqiperia i ka depozituar ne gropat septike te Xhebro Eminit.
Ja komunikata e Policisë Gjirokastër:
Gjirokastër
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin hollandez P. J., 53 vjeç, pasi dje, në aksin rrugor “Gjirokastër-Kakavije”, automjeti që drejtonte, është përplasur me automjetin që drejtonte shtetasi A. O., 53 vjeç, banues në Gjirokastër. Nga aksidenti është dëmtuar shtetasi A. O., i cili është në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




