Delvinë, procedohet farmacisti 24-vjeçar, goditi me pëllëmbë mjekun 68-vjeçar

Jugulajm.net
1 Min Read

Një incident ka ndodhur këtë të premte në Delvinë, ku një farmacisti goditi me pëllëmbë në fytyrë një mjek.

Sipas njoftimeve zyrtare nga policia, bëhet fjalë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist. Mjeku që u godit është Th. Ç., 68 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin D. M., 24 vjeç, me profesion farmacist, pasi dyshohet se për shkak të detyrës, ka goditur me pëllëmbë në fytyrë shtetasin Th. Ç., 68 vjeç, me profesion mjek“, njofton policia.

Share This Article