Procedohet një 60-vjeçar nga fshati Fushëbardhë i Gjirokastrës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin F. G., 60 vjeç, banues në fshatin Fushëbardhë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




