Pjesa e parë e ditës parashikohet të jetë në dominimin e kthjellimeve, ku më të dukshme do të jenë në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.
Gjatë pjesës së dytë të ditës pritet shfaqje e vranësirave në të gjithë territorin, ku më të fokusuara vranësirat do të jenë në zonat lindore.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi jugor – jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.