LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Përplasen 2 makina, humb jetën 1 person

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të marte, ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Bëhet me dije se aksidenti ka ndodhur në në autostradën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Vajkanit”.
Policia ka njoftuar se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë mbetën të plagosur 3 persona, të cilët u transportuar drejt Spitalit Rajonal Fier.

Sipas burimeve, një prej të plagosurve ka ndërruar jetë, duke mos arritur tu mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Share This Article