Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 12.09.2025, rreth orës 19:00, në lagjen “Grehot”, është gjetur në trotuar, pa shenja jete, shtetasja Gj. A., 86 vjeçe, banuese në Gjirokastër. Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se kjo shtetase ka humbur jetën për shkaqe natyrale.




