Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Granicë”, shtetasi F. P., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti është përplasur me një automjet të parkuar.
Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 20-vjeçari dhe pasagjeria në automjetin e tij, të cilët pas ndihmës mjekësore janë larguar për në banesë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




