Procedohet 46-vjeçari nga fshati Topojan, preu dru në mënyrë të paligjshme

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Këlcyrë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. T., 46 vjeç, banues në fshatin Topojan, pasi dyshohet se ka prerë lëndë drusore, në mënyrë të paligjshme, në vendin e quajtur “Mali i Topojanit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article