VIDEO/Krizë arsimore në Gjirokastër, tkurrje e frikshme e numrit të nxënësve nëpër shkolla

Jugulajm.net
2 Min Read

Në Gjirokastër, nxënësit rikthehen sot në bankat e shkollës për të filluar një vit të ri shkollor, duke sjellë një atmosferë emocionuese dhe festive në të gjitha institucionet arsimore të qytetit.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 190 nxënës janë regjistruar për herë të parë në shkollat 9-vjeçare të qytetit çka eshte rënie e konsiderueshme ne raport me vitin e kaluar kur ishin rregjistruar 233 nxënës. Ky numër tregon emigrimin ne mase te gjirokastriteve nga vendlindja per te kerkuar diçka me te mire, ndersa ata qe kane qendruar shfaqin ende interesin për arsimin e fëmijëve edhe pse me një ulje të regjistrimeve.

Ndërkohë, klasat e para te gjimnazeve jane rregjistruar 217 nxënës nga 242 që kanë qenë vitin e kaluar çka reflektohet gjithashtu nje braktisje totale e Gjirokastres e rjedhimisht dhe arsimit.  Ky tregues reflekton vazhdimësinë e shkollimit dhe përpjekjet e nxënësve për të përfunduar ciklin e arsimit të mesëm të përgjithshëm. Në total, 3,232 nxënës do të ndjekin mësimin këtë vit në të gjitha shkollat e qytetit, përfshirë klasat fillore, të mesme dhe ato të ciklit të ulët.  Shkollat janë përgatitur për të ofruar kushte të sigurta dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Ky fillim viti shkollor është jo vetëm një moment i rëndësishëm për nxënësit dhe familjet e tyre, por edhe një tregues i përkushtimit të komunitetit ndaj arsimit.

Share This Article