Procedohet 34-vjeçari nga Memaliaj, kanosi dhe goditi 58-vjeçarin nga Tepelena

Jugulajm.net
1 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tepelenë, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin D. M., 34 vjeç, banues në Memaliaj, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë dhe ka kanosur shtetasin I. J., 58 vjeç, banues në Tepelenë, si dhe ka dëmtuar lokalin e tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article