Këta që shihni në foto janë dy të rinjtë 24-vjeçarë, që humbën jetën në aksidentin e ndodhur në Peqin. Ata janë Gabriel Lluca dhe Denis Korbi.
Ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur “Ura e Teqes”.
Dyshohet se shkak i aksidentit tragjik është bërë shpejtësia tej normave të lejuara, ç’ka solli që mjeti tip Golf të dilte nga rruga.
Sipas njoftimit zyrtar, dy të rinjtë u nisën me ambulancë në spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht nuk mundën t’i mbijetonin lëndimeve.




