EMRAT/ Aksident, humbin jetën 2 të rinjtë, makina del nga rruga dhe përplaset me shkallët e 1 banese

Jugulajm.net
2 Min Read

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve  ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.me të cilin udhëtonin të rinjtë, doli nga rruga dhe u përplas me shkallët e një shtëpie.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj, të dy 23 vjeç. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 23 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 23 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur  një aksident  mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll.,  24 vjec  banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese  në Peqin.

Të plagosurit  janë nisur  me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen.

Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.

Share This Article