Dy policë gangsterë janë pezulluar nga AMP, pas një veprimi arbitrar dhe të paligjshëm që kanë kryer mbrëmjen e djeshme në aksin Këlcyrë-Përmet.
Ngjarja e cila është mbajtur larg vëmendjes së medias, mundi që të zbulohej nga Jugulajm.net mëngjesin e sotëm.
Leons Çani dhe M. M, të dy policë praktikantë, i pari pratikant në Komisariatin e Policisë së Tepelenës nga fshati Mezhgoran dhe i dyti praktikant në Komisariatin e Policisë së Sarandës, kanë tentuar të bëjnë vetëgjyqësi mbrëmjen e djeshme, duke tentuar që të vrasin një të ri nga Këlcyra.
Arma që kishin zgjedhur dy “rambot” e Policisë ishte një shkop bejzbolli, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale nga grupi hetimor mbrëmjen e djeshme.
Ngjarja është filmuar nga djaloshi që do të ishte bërë viktimë e arbitratrritetit të policëve halabakë dhe po shfaqet për herë të parë nga Jugulajm.net
I riu nga Këlcyra M.M. ishte në automjet nën shoqërinë e një personi tjetër, kur dy praktikantët policor, i zurën rrugën (sikurse shikohet në pamje filmike) dhe e kërcënuan me vrasje, duke e nxitur që të dilte nga automjeti.
Në këtë moment i riu nga Këlcyra bën pas me automjet dhe filmon gjithçka për t’a pasur si provë materiale, që të ‘gozhdojë’ me prova sesi u sollën dy punonjës të Policisë së Shtetit.
Policët gangsterë Leons Çani dhe M. M, demonstruan forcë për të rrahur për vdekje M. M, arsyet e të cilës ngelen mister.
Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe AMP, ku ndaloi dy praktikantët policë dhe i shoqëroi në Komisariatin e Policisë së Përmetit.
AMP mori vendim për pezullimin e tyre, ndërkohë që përjashtimi i tyre nga radhët e Policisë së Shtetit është çështje kohe, duke ditur se kërcënimi i tyre duke shpërdoruar detyrën është mëse e vërtetuar përmes provës materiale filmike, një pjesë e të cilës Jugulajm.net e administron
Ajo çka paraqet skandal të dytë në këtë ngjarje, është se polici praktikant Leons Çani, drejtonte automjetin që dyshohet se ishte me targa false.
Ky është rasti më flagrant i abuzimit me detyrën e dy punonjësve të policisë praktikant që tentuan të dhunonin për vdekje një të ri të pambrojtur.




