Arrestohet 26-vjeçari nga Gjirokastra, dhunoi nënën e tij

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. M., 26 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article