EMRI-FOTO/ Itali, 59-vjeçari shqiptar qëllohet me plumb në kokë, është në luftë për jetën

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 59-vjeçar shqiptar është qëlluar me armë zjarri në Itali. Mediat vendase shkruajnë se shqiptari u qëllua me armë rreth orës 09:30 të mëngjesit teksa lëvizte me biçikletë.

Fatos Cenaj u vu re nga disa kalimtarë teksa ndodhej i shtrirë në tokë me plagë në fytyrë.

Aktualisht, i plagosuri është në luftë për jetën.

Ndër hipotezat më të besueshme është ajo se autori mund ta ketë qëlluar nga një automjet në lëvizje.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që dikush të ketë dashur të provojë një pushkë nga shtëpia e vet dhe aksidentalisht të ketë goditur Cenaj.

Itali/ Shqiptari qëllohet me plumb në kokë, në luftë me

Share This Article