I moshuari gjendet i pajetë në kanal, dyshohet se…

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 77-vjeçar nga Divjaka është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë në fshatin Goriçaj.

Sipas uniformave blu, i moshuari ka dyshime se është vetëhedhur, duke i dhënë fund jetës.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë më parë, ndërsa grupi hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes

“Pasditen e djeshme, dyshohet se është vetëhedhur në një kanal me ujë, në fshatin Goriçaj, shtetasi S. B., 77 vjeç, i cili si pasojë është mbytur. Grupi i posaçëm hetimor vijon të punojë për të dokumentuar rrethanat e ngjarjes,” njofton policia.

Share This Article