Aksident, humb jetën përmetari i moshuar, u përplas nga makina

Jugulajm.net
1 Min Read

Një i moshuar ka humbur jetën mëngjesin e të enjtes, pasi është përplasur nga një makinë në aksin rrugor “Përmet-Çarçovë”.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:10, njoftoi policia, kur shtetasi A. M., 52 vjeç, banues në Përmet, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin S. P., 90 vjeç, banues në Përmet, i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme.

Share This Article