Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Përmet, referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin S. L., 60 vjeç, banues në Përmet, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në lokalin e shtetasit A. L., në fshatin Petran.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




