Procedohet 35-vjeçarja nga Memaliaj, tentoi të vjedhë në 1 shtëpi

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Memaliaj, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasen F. Sh., 35 vjeçe, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë në një banesë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article