Arrestohet vajza e Eli Farës, u kap me…

Jugulajm.net
1 Min Read

Policia ka arrestuar vajzën e këngëtares së njohur Eli Fara, Marina Farën, e cila në dokumentet zyrtare figuron me emrin Roxhensa Kapurani.

Sipas njoftimit zyrtar policor, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, gjatë një kontrolli fizik, i gjetën 39-vjeçares një sasi të dyshuar kokaine.

“U arrestua shtetasja R. K., 39 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë i gjetën një sasi të dyshuar narkotike kokaine”, thuhet në deklaratën e policisë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore, ndërkohë që hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

Share This Article