Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte, ku persona ende të paidentifikuar, të maskuar dhe të armatosur, kanë grabitur një banesë në Sukth.
Sipas raportimeve, nën kërcënimin e armëve, autorët morën një shumë parash, që përfaqësonte kursimet e familjes.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit.
Nuk dihet ende se kush janë autorët.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e tyre.
Blutë kanë marrë edhe dëshmitë e anëtarëve të familjes, për zbardhjen e plotë të ngjarjes.




