Një shtetas shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti automobilistik në Selanik, Greqi.
Sipas burimeve, ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Stacionit të Vjetër me Voutira dhe më konkretisht në kryqëzimin për hyrje në qytet, ku një shtetas shqiptar ka humbur kontrollin e mjetit, duke goditur fillimisht një tabelë dhe më pas 2 pemë dhe një shtyllë dritash.
Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën. Madje shtylla e ndriçimit ka rënë edhe mbi dy automjete të cilat janë ndalur në semafor në drejtim të kundërt, pa asnjë lëndim për drejtuesit, përveç dëmeve materiale në automjete.