49-vjeçarja i ofroi marrëdhënie seksi me pagesë, 44-vjeçari i vjedh paratë dhe telefonin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të koduar “Last Threat”.

Ndërkohë që në kërkim u shpall një 49-vjeçare.

Të dy personat janë banorë të Durrësit.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, 49-vjeçarja, e cila ishte nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, dyshohet se i ka ofruar marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës një 44-vjeçari, i cili bashkëpunoi me të, duke i marrë me dhunë celularin dhe një shumë parash.

Të dy personat ishin nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur më herët nga Gjykata e Durrësit, në kuadër të hetimeve të operacionit “Last Threat” të zhvilluar në muajin prill.

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprime të mëtejshme ligjore.

Share This Article