LAJM I FUNDIT!!(FOTO) Kamioni përplaset me makinën, 1 i vdekur dhe 2 të plagosur

Jugulajm.net
1 Min Read

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj së hëne në aksin rrugor  “Shkodër-Bushat” në zonën e Beltojës.

Në aksident është përfshirë një kamion i cili është përplasur me një autoveturë.

Si pasojë e përplasjes një person ka ndërruar jetë, ndërsa dy të tjerë ndodhen nën kujdesin e mjekëve në Spitalin e Shkodrës.

Gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.

Në vendngjarje shkuan forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti rrugor.

Share This Article