Procedohet 54-vjeçari nga Kolonja, ushtroi dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes

Jugulajm.net
0 Min Read

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Sh. H., 54 vjeç, banues në fshatin Kolonjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Share This Article