Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin R. V., 48 vjeç, banues në Fier, pasi në ambientet e PKK Kakavije, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të Policisë, për të lëvizur automjetin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.




