Arrestohet 73-vjeçari, goditi me çekan në kokë 25-vjeçarin

Jugulajm.net
1 Min Read

Një ngjarje e rëndë është regjistruar dje, ku një 73-vjeçar ka goditur me çekan gome në kokë një 25-vjeçar gjatë një konflikti mes tyre në Vlorë.

I moshuari është arrestuar nga Policia, pasi akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkohë i riu ka përfunduar i plagosur në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, shtetasin L. K., 73 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, pasi më datë 15.08.2025, në lagjen “10 Korriku”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur në kokë me send të fortë (çekan gome) shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.” – thuhet në njoftim.

Share This Article